Si të kuptojmë bashkëbiseduesit
(Me këtë shkrim do të përpiqem të zbërthej, sipas metodës time, “si të kuptojmë të tjerët”. Udhëhiqem nga një analizë e veprimtarisë sime në momentet e rinisë e më pas, mbi bazën e ideve të trajtuara nga disa figura shkencore e letrare).
Kur flasim me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer mesazhe, duhet të kemi parasysh sekretin e Sokratit. Nuk është e nevojshme të fillojmë të bisedojmë menjëherë për gjëra mbi të cilat nuk jemi të një mendimi. Është më e përshtatshme të fillojmë të theksojmë dhe të vazhdojmë të nënvizojmë pikat e bashkimit. Po qe e mundur, duhet të theksojmë se jemi duke ndjekur të njëjtin qëllim dhe se ndryshimi qëndron në metodën dhe jo në qëllimin, për të mos vënë asnjëherë në dyshim mirëkuptimin reciprok në këto mesazhe.
Janë të paktë njerëzit që kanë dhunti logjikën. Pjesa më e madhe prej nesh është e mbushur me paragjykime dhe bestytni, janë të verbuar nga xhelozia, nga dyshimi, nga frika, nga zilia dhe nga krenaria. Pjesës më të madhe të njerëzve nuk i pëlqen të ndryshojë mendimet mbi besimin, mbi të krehurit e flokëve, mbi komunizmin, mbi prejardhjen e tij apo edhe mbi aktorin e preferuar. Prandaj po të marrim mundimin t'u themi njerëzve se ata gabojnë, për më tepër edhe të ngulmojmë, e kemi ne gabim.
Ndonjëherë i ndryshojmë mendimet pa bërë kundërshtime ose pa shqetësime të mëdha emotive, por po të na thuhet se jemi të gabuar, e ndjejmë veten të vënë nën akuzë dhe vihemi në mbrojtje. Për sa i takon formimit të bindjeve tona, jemi pabesueshmërisht sipërfaqësorë, por në çastin që dikush na propozon që t’i heqim ato, bindemi se jemi në mënyrë të sëmurë, të dashuruar me to. Është e qartë se nuk janë idetë në vetvete kaq të dashura, por fakti që kërcënohet sedra jonë. Kjo bën që fjalëza “imja” të jetë më e rëndësishmja në çdo raport human dhe origjina e mençurisë qëndron në krijimin e kushteve. Forca është e njëjtë si për darka “ime”, shtëpia “ime”, babai “im”, atdheu “im”, Çamëria “ime”, Zoti “im”.
Ne ofendohemi po të kuptojmë se fajësohemi për mendime të gabuara, cilatdo qofshin ato. Thjesht nga krenaria nuk na vjen mirë, si për makinën e mbajtur keq (tasa të thyer), si për mendimin tonë për dukuritë e planetit mars apo ditëlindjen e një njeriu të madh e të tjera si këto. Na pëlqen të vazhdojmë të bisedojmë për gjërat që i kemi zakon t'i vlerësojmë si të vërteta dhe kur i shikojmë të sulmohen apo të vihen në dyshim, fodullëku ynë na shtyn të gjejmë çdo mënyrë për t’i mbrojtur. Rezultati është që pjesa më e madhe e të ashtuquajturve “arsyetimet” tona qëndron në gjetjen e argumenteve për të mbështetur atë në të cilën besojmë.
Karl Rogers, një psikolog i shquar, shkruan në librin e tij “On becoming a person”: “E konsideroj diçka me një vlerë të madhe kur unë mund t’i lejoj vetes të kuptuarit e një personi tjetër”. Kur e kam lexuar më është dukur çudi, por më vonë kuptova se po: Në pjesën më të madhe të bisedave, komunikimeve, kundërveprimi ynë i parë është një vlerësim apo gjykim. Kur dikush shfaq një ndjenjë, një mënyrë sjelljeje apo një besim, tendeca jonë, pothuajse në mënyrë të menjëhershme, është të shprehim atë që ndjejmë: - “Po, e drejtë”- ose “është budallallëk” - ose “kjo është normale” - ose “e paarsyeshme” - ose “nuk është e drejtë” - ose “nuk është e bukur”. Shumë rrallë i lejojmë vetes sonë, të kuptojmë me saktësi domethënien e asaj që tjetri do të thotë. Nëse ekziston një sekret për suksesin në biznes apo në marrëdhënie me të tjerët,është që t'i shikosh gjërat nga këndvështrimi i tjetrit. Kjo është një këshillë madhore, për të cilën ia vlen të mendohemi. Ky është çelësi. Ky rregull, në pamjen e parë, na duket i thjeshtë dhe sigurisht të gjithë duhet ta vlerësojmë si të pranueshëm menjëherë, por për pjesën dërrmuese shqiptare e ballkanike nuk ndodh kështu.
Gjatë këtyre viteve kreva një punë në shtëpi, duke sjellë nga Kosova traditën e odave të tyre në tavanin e korridorit. Sigurisht që më pëlqente shumë, prandaj e bëra. Kur bëra pagesën, në atë kohë me marka, m’u duk sikur më goditi rrufeja nga çmimi. Pas disa ditësh më vjen një mikesha ime të cilës i bëri përshtypje tavani. I thashë çmimin dhe ajo shprehu habinë për këtë gjë dhe më tha se duhet të kisha paguar duke shtuar një zero më shumë. Mikesha më tha të vërtetën, por pak njerëz janë të gatshëm të dëgjojnë një të vërtetë kaq të papëlqyeshme. Kështu, duke qenë edhe unë një qënie njerëzore, kërkova të mbrohem duke i thënë se gjërat e bukura paguhen shtrenjtë. Më vonë, më vjen një person tjetër për ta parë. Pasi e pa u tregua entuziast dhe u shpreh se donte të bënte edhe ai gjëra të tilla të bukura në shtëpinë e tij. Kundërveprimi im ishte plotësisht i kundërt: “Po, por për të thënë të vërteten”, i pohova, “e kam paguar shumë shtrenjtë dhe tani jam penduar për një veprim të tillë”.
Me këtë tregim nga jeta ime desha të them se: “Kur gabojmë, e pranojmë vetëm me veten tonë. Nëse na e thonë me mirësjellje dhe me takt, arrijmë ta pranojmë edhe me të tjerët, deri sa bëhemi edhe krenarë për qetësinë tonë dhe zhdërvjelltësinë mendore. Por nuk e pranojmë kurrë me dikë që dëshiron të na shtrëngojë të gëlltitim një kafshatë të hidhur”.
Në vitin e tretë e të katërt, kur isha student, kisha krijuar një besim aq të madh në vetvete sa fyeja e ofendoja të gjithë ata që nuk bashkoheshin me mendimin tim. Asnjëri nga shokët nuk dëshironte të fliste me mua, sepse çdo sforcim do të rezultonte i kotë. Madje arrita deri atje sa në provimin e fundit lexova shumë pak me mendimin se “po të ngelesha unë, duhet të ngelej e gjithë klasa”. Një gjë e tillë u përsërit në vitet 90-të, kur unë mendoja se isha konsoliduar si “ekonomist i zoti” dhe kushdo që do të merrte guximin të debatonte me mua do të dilte i paçmuar dhe i shqetësuar. Kështu, është e mundur të mos mësosh kurrë asgjë apo më shumë se ajo që di deri në atë moment dhe kjo nuk është ndonjë gjë e madhe. Sigurisht, njerëz pranë meje të afërt, m’i vunë në dukje këto mangësi dhe unë shumë shpejt reagova duke hequr dorë nga mendimi i ngulitur për të kundërshtuar opinionet e të tjerëve, për të vërtetuar të miat. Tashmë, kur dikush thoshte një gjë, që për mua ishte e gabuar, i shmangesha kënaqësisë për të kundërshtuar dhe për të treguar absurditetin e pikëpamjes së tij.
Shumë shpejt kuptova përparësitë e këtij qëndrimi dhe vura re se si bashkëbisedimi bëhej më i këndshëm. Këtë po bëj edhe sot që po të shkruaj. Mënyra e thjeshtë me të cilën paraqita pikëpamjet e mia kishte si rrjedhojë gadishmërinë më të madhe në pranimin e tyre dhe me pak paragjykim nga të tjerët; dikur pranoja me pak turpërim kur isha i gabuar dhe kur kisha të drejtë, ishte më lehtë t’i bëja të tjerët të pranonin bindjet e mia, sigurisht që kjo punë më ka kushtuar shumë lodhje, por tani në 15 vitet e fundit m’u bë vazhdim i natyrshëm.
Kjo metodë që përdora ose më mirë të them ky vetedukim që i bëra vetes në vitet e ekonomisë së tregut, metodë e cila më ka dhënë shumë frute në punën e përditshme, që më nxiti “t’i gjykoj njerëzit mbi bazën e parimeve të tyre dhe jo me të miat”, më ka mësuar të jem gati model në marrëdhënie me të tjerët. Dhe për këtë kam shumë shembuj, por ndoshta nuk është vendi për t’i përmendur në këto radhë...
Një taktikë tjetër që kam përdorur në punë është taktika për t’u dhënë të tjerëve përshtypjen se ishin ata që e kishin patur një mendim të caktuar dhe kjo nuk më dha frute vetëm në punë, në tregti, menaxhim apo në politikë, por edhe në familje sepse unë në familje dhe në lidhje të tjera të ngushta kisha arritur të bëhesha imponues. Dhe vetëkuptohet, askujt nuk i pëlqen të ndjehet i detyruar të bëjë diçka. Dëshirojmë të besojmë se e kemi blerë një gjë të caktuar apo e kemi bërë një gjë tjetër me vullnetin tonë. Na pëlqen të na dëgjojnë, të na pyesin se çfarë dëshirojmë, çfarë mendojmë dhe çfarë presim. Duhet që ne t’u japim më shumë besim mendimeve të lindura spontanisht se sa atyre paragjykimeve që na serviren të gatuara mbi një pjatë. Dhe nëse gjërat janë kështu, a nuk është thjesht absurditet të kërkojme t’u ngulisim të tjerëve bindjet tona me forcë?! Është më mirë që me urtësi të hedhim ndonjë këshillë të matur dhe pastaj t'ua lëmë të tjerëve detyrën për të nxjerrë përfundimet.
Gjatë jetës sime shumë të vështirë, krahas vitalitetit që më ka karakterizuar, disa herë kam vendosur të zgjedh edhe heshtjen, “të moskuptuarit”, modestinë , ironinë, por mbi të gjitha në karakterin tim ka qenë i mbrujtur sinqeriteti e korrektësia. Madje në shumicën e rasteve e kam quajtur veten “naiv” për sa i përket sinqeritetit të tepruar që kam patur dhe “jashtë mode” për korrektësinë në tregun aktual (edhe në shoqëri dhe tek të afërmit e mi). Këtë edukatë u kam dhënë edhe dy fëmijëve të mi e sot po i shoh me sytë e mi vështirësitë që ata po hasin në ambientet ku punojnë e jetojnë. Dhe kjo sepse punojmë e jetojmë në një shoqëri me mbarsje të ndryshme. Gjithashtu, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë qenë e janë pjesa më aktive e vitale e intelektualëve të qytetit të Durrësit, për të mos thënë që në fushën ku unë operoj (në ekonomi) kam pasur lidhje të drejtëpërdrejta me insitucionet shtetërore e shkencore universitare, por kurrë nuk kam preferuar të reklamoj veten apo të kem një ambicie të sëmurë. Synimi im ka qenë të përfitoj sa më shumë për të zgjeruar dijet e mia në lidhje me profesionin, gjë që do të më ndihmonte sigurisht të rritja edhe përfitimet.
Pothuaj të gjithë njerëzve u pëlqen të kujtojnë vitet e shkuara të gavetës, edhe unë nuk bëj përjashtim, kështu të kam shkruar sot.
Në të gjitha rastet e përshkrimeve të mësipërme kam marrë shembull veten në mënyrë që ti, miku im, Shefki, të më kuptosh më mirë; kjo është një nga cilësitë e mia që e shfaq sa herë. Shpesh ime shoqe më thotë se ti, Skënder, gjithmonë, të kam vënë re se kur do të shpjegosh diçka merr si shembull veten, gruan, fëmijët e tu.
I nisur nga paragjykimet e kohës, ndoshta edhe unë nuk do të isha asnjëherë dakort me ndryshimin e rrjedhës së përditshme të zakoneve e sjelljeve të jetës sonë, për faktin se një pjesë e madhe e shoqërisë ku jetojmë fillon e të paragjykon sepse priret nga mentaliteti se megjithëmend ti mendon e vepron ashtu; raste të tilla na kanë ndodhur edhe brenda familjes së madhe, sigurisht kuptohet... Mirëpo përvoja që kam fituar deri tani, duke iu imponuar vetes, më ka ndryshuar.
Duke u menduar mirë e mirë, edhe unë nuk jam plotësisht dakort me veten time. Jo çdo gjë që kam shkruar dje e gjej me vend sot.
Jam i lumtur të mësoj në çdo rast se cili është mendimi juaj për këto probleme e të tjera, sa herë që do të gjesh kohën të ngopësh ndjesitë e tua në këtë bashkëbisedim.
Ju faleminderit.
Përshëndetje,
miku juaj
Skënder Hasani
Tuesday, January 12, 2010
Wednesday, December 9, 2009
Përmendore për heronjtë e Çamërisë
Shënime për librin
“Çamëria baladë e fustanellave”
e autorit Bido Ibrahimi
Falenderoj nga zemra autorin e librit “Çamëria baladë e fustanellave”, Bido Ibrahimi, që më dha mundësinë të shkruaj edhe unë pak rrjeshta në vend të parathënies për tregimet e tij. Ndihem krenar teksa mendoj se ato pak rreshta që kam shkruar janë parathënie jo vetëm për këtë botim të shkrimtarit çam Bido Ibrahimi, por edhe për vendin tim, Çamërinë.
Shtysën për të shkruar këtë libër autori e mori fare rastësisht në takimet tona (të grupit nismëtar të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, në qytetin e Durrësit) në mbasditet, në zonën e plazhit.
Lum Çafuli, sa e pa profesor Bidon, (kështu i flasim ne, të gjithë nxënësit, mësuesit tonë, mësues i dy brezave, në zonën e plazhit, Durrës) e thirri dhe i tha:
“Profesor, do të na shkruash diçka për Çamërinë tani. Më në fund jemi të gjithë bashkë. Shkruaj profesor, sepse pena jote të mahnit, të bën për vete. Të gjitha librat që ti ke shkruar, kur fillon t’i lexosh nuk i lëshon dot nga dora pa i mbaruar së lexuari”.
Besoj se është shumë e vështirë për dikë që shkruan, sepse, natyrisht, është i detyruar ta kthejë në palëvizshmëri të gjithë vrullin që ka fjala brenda. Çdo fjalë është një kore e fortë që mban brenda vetes një fuqi shpërthyese për të gjetur kuptimin e saj, ajo duhet lënë të shpërthejë si predhë dhe të çlirojë kështu shpirtin që mban brenda. Këtë gjë, në mënyrë shumë të vyer, në vendin e duhur dhe në kohë e duhur e bën autori që në rrjeshtat e para të tregimeve, duke bërë që lexuesit, si pa e kuptuar, t’i rëndohet frymëmarrja dhe ta lexojë me shumë kërshëri këtë libër, i cili që nga fillimi e deri në fund është homazh për heronjtë e Çamërisë.
Gjuha që përdor autori e në veçanti shprehjet: barbari helene, masakër, dergjet e rënkon, Çamëri martire etj., përdoren në shumë kuptime, gjë që bëhet për të nxjerrë në pah vlerat e folesë së të parëve tanë, Çamërisë.
Këtu autori tërhiqet mbi shpresën e dëshpërimit, mbi kufitjë e vjetër, shikon tek vetja, shikon rreth tij, zbulon se vyrtyti herë-herë është i pavlerë, duhet të vijë shpirti ligjvënës për të themeluar një rend të ri, ligje të reja në mënyrë që bota të bëhet një harmoni e tërë.
Në tregimet e tij autorit përdor një fjalë të urtë çame: “atje ku ti ke dështuar, kthehu, atje ku ti ke fituar largohu”.
Pra, në qoftë se kam dështuar dhe po qe se më ka mbetur dhe një orë për të jetuar, unë do të nisem në detyrë, në qoftë se une kam arritur t'ia dal në krye do ta hap tokën për të ardhur të shtrihem pranë teje (tokës çame).
Brezat shkojnë e vijnë, por masakrat çame kurrë nuk harrohen. E si mund të harrohet gjaku i derdhur në Çamëri, rënkimet e kokave të prera paramithiote, në Filat e në shumë qytete e fshatra çame dhe së fundi fustanellat e përgjakura marglliçote?!…
Shkrimtari e sintetizon në një fjali të vetme genocidin e ushtruar në Çamëri: "100-koka të prera ,100 fustanella që i merr era"...
Një vlerë te veçantë që unë do të cilesoja tek tregimet e shkruara nga autori Bido Ibrahimi, është lufta për t’u ngjitur shkallë-shkallë e për të arritur lart, aq lart sa mund ta çonte forca dhe këmbëngulja, në majën që unë vetë e kam quajtur "shikimi çam". Autori u thërret kujtimeve, mbledh nga jeta e vet, e shokëve të tij të pahatur në erë, duke qendruar në këmbë, si një ushtar përpara martirëve çamë, ai u raporton atyre se profesor Bidua është i mbrujtur nga e njëjta tokë çame, si ata dhe ka shkruar edhe mbi gur, për të reflektuar ngrohtësi brezash, por edhe unitet mbarëkombëtar dhe më e rëndësishmja që përçon ky libër është që kjo frymë për tokën çame të kalojë brez pas brezi e thënë ndryshe stafetë e përflakur.

Homazh për heronjtë e Çamërisë
Parathënie për librin
"Çamëria: Balada e fustanellave"
e shkrimtarit çam Bido Ibrahimi
Lexuesit i jepet në dorë një libër simbolik me tregime elegjiake, që me të drejtë do ta quanim "Baladë e përgjakur".
Shkrimtari trajton një temë prekëse, duke e bërë lexuesin që t’i rëndohet frymëmarrja si pa e kuptuar. Përveç këtij gjerdani me tregime, ngrihet në epos novela e tipit dedektiv me tiull "Klarita Dino". Ky libër, me tamatikën e vet të një lloji të veçantë, nga fillimi e deri në fund është një homazh për heronjtë e Çamërisë...
Që në rreshat e parë, dalin në pah, dëgjohen rënkimet e një popullate paqësore që u shkel barbarisht jo vetëm në gjoks, por edhe në zemër... Nuk do ta tepronim, po ta quanim barbarinë helene: "Nata e gjatë e Shën-Bartolomeut". Në këtë vëllim parakalojnë "fitimtarë" me thika në gojë dhe viktima me kokë të prera... Ja, ky është paradoksi i një shekulli të përgjakur, ku viktimat (edhe në varr) kërkojnë drejtësinë hyjnore, por... edhe njerëzore. E, për çudi, edhe sot e kësaj dite asnjë nga mëkatarët nuk ka shkuar përpara Altarit (qoftë edhe për një pendesë të thjeshtë), për viktimat e pasardhësve të Pirros së Epirit... Në shekullin e ri, vetëm krahina e Thesprotisë "dergjet e rënkon" nën thundrën e rëndë shoveno-helene. Në shumë shtete, padrejtësitë kombëtare janë zhdukur me kohë. Vetëm ajo, Çamëria martire, pret që t’i kthehen në folenë e të parëve "Fustanellat e bardha"...
Ata që do ta lexojnë këtë libër-simbol, do të gjejnë një pjesëz të elegjisë për jetën e një populli "spartan", që kurrë nuk u gjunjëzua... Sado tronditëse që të jetë përmbajtja e këtij libri, optimizmi është bashkudhëtar i tij, nga fillimi deri në fund. Drama e fundit "Të gjallë e të vdekur", është sinonim i protestës njerëzore. Drama e kundëradmiralit Sejko, vështirë të harrohet. Autori ka mundur ta ngrejë në epos figurën e kundëradmiralit çamurjot, me vargjet e poshtëshënuara:
Dikur, n’ato brigje, një emër u skalit,
Dikush e përjetësoi, me shkronja pavdekësie:
O njerëz të mirë, një lot i rëndë pikon...
Është Sejko admirali, që dergjet e rënkon...
E, së fundi, jam plotësisht i bindur se ky libër do të reflektojë te lexuesit ngrohtësi brezash, por dhe unitet mbarëkombëtar. Është puna krijuese e një autori me diapazon letrar e patriotik si shkrimtari ynë i mirënjohur Bido Ibrahimi që mundi, lagur me lot zemre, të na japë tregime çamurjote kaq të goditura. Urojmë që në të ardhmen ky shkrimtar i sprovuar të na dhurojë të tjerë libra letrarë me tematikë elegjiake, që pavdekësia e tokës çamurjote të kalojë nga një brez në tjetrin si një stafetë e përflakur.

Subscribe to:
Posts (Atom)